Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E bujshme nga Gjermania! Christian Horner te Ferrari në vend të Vasseur, e kërkon Elkann
Tani që Chris Horner i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Red Bull dhe gjithashtu ka mbyllur të gjitha procedurat ligjore në padinë e ngritur nga punonjësi i Milton Keynes për “sjellje të papërshtatshme”, ishte vetëm çështje kohe para se dikush ta lidhte atë me Ferrarin. Sipas “Insider”, presidenti i “kokëkuqes” John Elkann po mendon ta sjellë menaxherin e suksesshëm në Maranello. Elkann dëshiron që Horner të ndihmojë në rikthimin e Ferrari në rrugën e fitores. Megjithatë, thuhet se ka shumë pengesa që ky kalim të realizohet. Le të fillojmë me çështjen Frederic Vasseur, i cili padyshim do të zëvendësohej nga ish-shefi i Red Bull. Kjo është një rrethanë mjaft e çuditshme, duke pasur parasysh se disa media kishin raportuar më parë një ndarje të...