Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona merr goditjen e madhe për “El Clasico-n”, konfirmohet mungesa e madhe
11 Tetor 2025 18:08 Telesport Pas dy javësh, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Katalanasit do të kenë një mungesë të madhe për këtë supersfidë, siç është ajo e Joan Garcia. “Mundo Deportivo” zbulon se portieri pritet të kthehet në fushë në fund të nëntorit, pas dëmtimit që pësoi në menisk në sfidën ndaj Real Oviedo. Dëmtimi i Joan Garcia rezultoi më i rëndë sa pritej, portieri do të mungojë në ndeshje delikate për katalanasit si në La Liga ashtu edhe në Champions League. Përveç mungesës së konfirmuar të Joan Garcia, në rrezik janë edhe yje të tjerë të Barcelonës si Lamine Yamal, Raphinha dhe Fermin Lopez.