“Mos na rrezikoni lojtarët, merrni masa!”/ Duka takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Serbe

“Mos na rrezikoni lojtarët, merrni masa!”/ Duka takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Serbe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun e tij serb, Dragan Dzajic, në prag të sfidës së tensionuar mes Serbisë dhe Shqipërisë. Burime pranë delegacionit kuqezi bëjnë me dije se takimi, ndonëse i konsideruar “rutinë” nga protokolli i UEFA-s, ka pasur në fokus çështje të ndjeshme sigurie. Duka, duke kujtuar incidentet e rënda të ndodhura në Beograd disa vite më parë, ka kërkuar garanci të plota për mbrojtjen e lojtarëve dhe stafin e Kombëtares Shqiptare. Si president i FSHF-së, por edhe në rolin e tij si nënkryetar i UEFA-s, Duka ka theksuar rëndësinë e masave të forta të sigurisë për të shmangur çdo provokim apo tension brenda dhe jashtë stadiumit. Ndeshja Serbi–Shqipëri, që pritet të zhvillohet nën...