Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dy lojtarët e njohur të Real Madridit të harruar plotësisht nga Xabi Alonso
11 Tetor 2025 16:42 Telesport Pavarësisht humbjes 5-2 në derbin ndaj Atletico Madrid, Real Madrid i drejtuar nga Xabi Alonso e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë përshtatur tashmë me skemat dhe sistemin e Xabi Alonso. Megjithatë, janë dy lojtarë që nuk po gjejnë dot hapësirën dhe minutazhin e duhur në ekip. I pari është portieri ukrainas, Andriy Lunin, i cili ka fatin e keq që Thibaut Courtois pavarësisht moshës vazhdon të mbetet ende në nivel të lartë. Në anën tjetër, Endrick po ashtu e ka shumë të vështirë të marrë minuta nga Xabi Alonso. Pavarësisht ofertave që pati nga shumë klube gjatë merkatos së verës, braziliani refuzoi të largohej, por ndoshta tani është bërë pishman…