Euroleague: Zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur, tjetër humbje për kampionët turq

Euroleague: Zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur, tjetër humbje për kampionët turq

Janë luajtur takimet e javës së tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas është e vetmja që udhëheq me pikë të plota (fitoi 98-70 ndaj Bayern), duke i fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani. Humbja e dytë radhazi për skuadrën turke të Fenerbahce, kampione në fuqi. Ajo u mund 86.81 në shtëpi nga Crvena Zvezda. Ndërkohë që, spanjollët e Baskonia Gasteiz janë të vetmit që nuk kanë asnjë fitore deri më tani. Në takimet e kësaj jave spikat fitorja e Barcelonës 108-102 në derbin spanjoll me Valencia, ndërsa Real Madrid mundi 85-72 francezët e Villeurbanne. Fitore edhe për dy skuadrat greke të Olympiacos e Panathinaikos. Euroleague-Java e 3-të Hapoel Tel Aviv – Maccabi Tel Aviv, 90-103 Partizan...