Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Transportonin dru pa dokumentacion, arrestohen dy persona (Emrat)
                            Dy persona janë arrestuar nga policia në aksin rrugor Maliq-Korçë, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas autoriteteve, 36-vjeçari U.B. dhe 32-vjeçari K.H., dyshohet se kishin prerë dru në kundërshtim me ligjin. Pas operacionit të realizuar, policia ka sekuestruar të gjithë lëndën drusore dhe ka proceduar me dorëzimin e saj në Prokurori, për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me akuzat ndaj dy personave të arrestuar.