Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Brenda hotelit të kombëtares shqiptare në Leskovac, gazetari: Si një ishull i izoluar nga forcat speciale serbe
Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi nga hoteli ku ndodhet kombëtarja shqiptare në Leskovac, për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Serbisë. Sulçe përshkroi ambientin si një “ishull të izoluar nga forcat policore”, rreth 10 kilometra larg Nishit, ku delegacioni shqiptar po përgatitet për sfidën. Lojtarët janë shfaqur të qetë dhe të përqendruar, ndërsa atmosfera tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë e madhe që ata ndjejnë për këtë ndeshje. Gazetari tha se kombëtarja nuk ka hyrë fare në aeroportin e Nishit, pasi pasaportat u mblodhën dhe u dërguan direkt në hotel. E njëjta procedurë u ndoq edhe gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes së ditës së djeshme. Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka numër të madh policësh, ndërsa forcat speciale serbe janë vendosur për të izoluar çdo kontakt të...