Dy vëllezërit në Tiranë dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

Dy vëllezërit në Tiranë dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Policia bën me dije, se konflikti ka ndodhur në banesën e tyre. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan shtetasit V. Xh., 32 vjeç, dhe R. Xh., 29 vjeç, vëllezër, pasi në banesë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.