Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët
Një ditë pas incidentit që tërhoqi vëmendjen e tifozëve, në stadiumin e Leskovacit është ngritur flamuri shqiptar, krahas atij serb. Drejtues të UEFA-s kanë konfirmuar se kjo është bërë gjatë mëngjesit të sotëm. Në fillim, mungesa e flamurit kuqezi kishte shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ishte komentuar gjerësisht nga mediat. Autoritetet organizatore kanë ndërhyrë për të rregulluar situatën përpara ndeshjes së mbrëmjes. Ndërkohë, është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë sektor të dedikuar për tifozët shqiptarë. Biletat për këtë përballje nuk janë hedhur në shitje të lirë. Siguria do të jetë maksimale, me qindra efektivë policie që do të monitorojnë ndeshjen dhe rrethinën e stadiumit.