40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij

40 vjeçari Modric nuk njeh pushim; titullar i padiskutueshëm me Milanin dhe Kroacinë e tij

11 Tetor 2025 12:48 Alfred Lleshi “Zgjat më shumë”. Ky slogan i “Duracell” duket të jetë shkruar për Luka Modric, i cili në moshën 40 vjeç vazhdon të shkëlqejë në Serie A dhe Europë. Mesfushori kroat, që zbarkoi te Milani këtë verë, pas aventurës së fundit te Real Madrid në Botërorin e Klubeve, ka fituar menjëherë simpatinë e shokëve, trajnerit dhe tifozëve kuqezin. Kjo falë profesionalizmit, përulësisë dhe energjisë së jashtëzakonshme. Që nga debutimi në “Coppa Italia” kundër Barit, Modric ka luajtur titullar konstant në kampionat, duke kombinuar klasin dhe ekuilibrin. Statistikat flasin qartë: 74 minuta ndaj Cremonese, pastaj gjithmonë mbi një orë deri në 90 minuta kundër Napolit dhe Juventusit. Edhe me Kroacinë, ai mbetet qendra e lojës, me 100 minuta të luajtura dhe...