Serbia blindon Leskovacin, 5 mijë policë të angazhuar, por “harrojnë” flamurin kuqezi

Serbia blindon Leskovacin, 5 mijë policë të angazhuar, por “harrojnë” flamurin kuqezi

Serbia e ka të vështirë të ndryshojë, edhe në ato raste ku në lojë nuk janë thjesht 3 pikët, por janë nën mbikëqyrje të rreptë nga FIFA, rrezikojnë jashtëzakonisht shumë edhe të pezullohen në rast se dështojnë sërish me organizimin e këtij takimi. Që në momentin kur ekipi kuqezi, së bashku me delegacionin, zbritën në Serbi, nuk munguan kontrollet e imtësishme, deri në kufijtë e absurdit. Në rrugët e Nishit dhe deri në Leskovac më shumë ka prezencë të policisë së sa të tifozëve. Kjo konsiderohet një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, për këtë arsye janë angazhuar afro 5 mijë forca policie. Në stadiumin e Leskovacit, nuk pritet të jenë më shumë se 4 mijë tifozë, edhe pse ky stadium ka një kapacitet prej 6...