Mungesa e flamurit shqiptar në stadium, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

Mungesa e flamurit shqiptar në stadium, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar. E pyetur nga Top Channel Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset në stadiumin e Leskovacit përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit. Sfida do të startojë sot në orën 20:45.