Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….

Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….

Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.  Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare.  Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman.  Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.  “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak...