Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)
Një ditë para përballjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri, qyteti i Leskovacit ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi drejtpërdrejt nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, duke përshkruar një atmosferë të pazakontë. Sipas tij, disa gazetarë shqiptarë janë ndaluar për më shumë se një orë në kufi, përfshirë edhe Alban Xhihanin dhe kolegë nga Radio Televizioni Shqiptar, përpara se të lejoheshin të hynin në territorin serb. Ai theksoi se autoritetet serbe po ushtrojnë presion maksimal për të shmangur incidente gjatë ndeshjes. “Ka pasur disa gazetarë shqiptarë që janë ndaluar në kufij, ku kanë qëndruar gjatë, për më shumë se një orë, një nga ata ka qenë Alban Xhihani dhe kolegë të tjerë nga Radio Televizioni Shqiptar. Më kanë thënë që kanë qëndruar më shumë se 60 minuta...