Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar

Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar

11 Tetor 2025 9:11 Alfred Lleshi Dino Zoff, i ftuar në “Radio Bianconera”, analizoi situatën e Juventusit nën drejtimin e Tudor: “E ndjek nga larg, por më duket se nuk është gjetur ende një formacion titullar për t’u menaxhuar. Ka diçka të paqartë edhe me Vlahovic…, nuk është gjetur ende rruga e duhur, as ekuilibri”. Sipas tij, ndryshimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme: “Duket sikur kërkohet diçka ndryshe çdo ndeshje. Tudor është i përgatitur, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi shumë lojtarë kanë nivel të ngjashëm”. Për portierin, Zoff shtoi: “Di Gregorio po bën mirë, nuk mund t’i vihet faji për barazimet. Ka zëvendësuar një portier të madh, tani te Barcelona”. Për të riun Yildiz, legjenda bardhezi u...