Elseid Hysaj: Ekipin e Serbisë e respektojmë por kemi ardhur vetëm për fitore

Elseid Hysaj: Ekipin e Serbisë e respektojmë por kemi ardhur vetëm për fitore

Adriatik Balla Kuqezinjtë zbarkuan dje në Nish, e më pas shkuan direkt e në hotel, shoqëruar me forca të shumta sigurie. Më pas, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Elseid Hysaj dhanë konferencë shtypi, ndërsa ekipi pasdite bëri stërvitjen e fundit në stadiumit e Leskovacit ku do të zhvillohet takimi. Situata për kuqezinjtë duket premtuese, pavarësisht masave ekstreme të sigurisë që shoqërojnë lëvizjen e skuadrës tonë. Në përgjithësi grupi është në formë të mirë dhe i gatshëm të bëjë më të mirën në fushën e lojës nën direktivat që do të japë trajneri Silvinjo. Mbetet të shihet rreshtimi që do të bëjë ekipi në fushë, pasi në këtë takim disiplinimi taktik ka shumë rëndësi, por akoma më rëndësi ka përgatitja psikologjike e lojtarëve dhe përkushtimi e përqendrimi...