Lamine Yamal, “makineria” e re e parave të Barcelonës. As Messi nuk krahasohet dot me 18-vjeçarin

Lamine Yamal, “makineria” e re e parave të Barcelonës. As Messi nuk krahasohet dot me 18-vjeçarin

11 Tetor 2025 8:04 Alfred Lleshi Vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal është kthyer jo vetëm në yll të fushës, por edhe një aset gjigant tregtar për Barcelonën. Sipas “Cadena SER”, fanella e tij po shitet trefish më shumë sesa e Lionel Messi në moshën e njëjtë. Kjo ndikohet edhe nga zgjerimi global i shitjeve, pas rinovimit të marrëveshjes me “Nike”. Yamal, tashmë me numrin 10 legjendar mbi shpinë, përfaqëson 80% të shitjeve totale të fanellave të klubit katalanas, rekord absolut për një lojtar kaq të ri. Ndikimi i tij shtrihet edhe në rrjetet sociale: +176% shikime në X, +146% në Facebook dhe +87% në Instagram. Nga 20 videot më të ndjekura të Barçës sezonin e kaluar, 9 kishin protagonist Yamal. Ai është bërë fytyra e...