Denoncimi tronditës i Klasnic: Nuk e di sa jetë më ka mbetur, në futboll të shkatërrojnë me ilaçe

Denoncimi tronditës i Klasnic: Nuk e di sa jetë më ka mbetur, në futboll të shkatërrojnë me ilaçe

Në fushë ka përjetuar shumë kënaqësi me Werder Bremen dhe kombëtaren kroate, por beteja më e madhe e ish-sulmuesit Ivan Klasnic po zhvillohet prej dekadash jashtë fushës së blertë. Në nëntor të vitit 2006, atij iu diagnostikua insuficiencë e rëndë renale, që e detyroi t’i nënshtrohej një transplanti të parë të dështuar, më pas një të dyti, me veshkën e dhuruar nga i ati. Falë kësaj ndërhyrjeje, ai arriti të rikthehej në fushë dhe të merrte pjesë në “Euro 2008”, ku shënoi dy gola për Kroacinë. Në të njëjtën kohë, Klasnic nisi procesin gjyqësor kundër mjekëve të Werder Bremen, të cilët i akuzoi se kishin injoruar shenjat e sëmundjes që sot e shoqëron çdo ditë. “Në futboll është e vështirë të vazhdosh pa përdorur qetësues,...