Infantino ka gati “revolucionin” e radhës; Botërori në dimër dhe kalendar gjithnjë e më i ngarkuar

Infantino ka gati “revolucionin” e radhës; Botërori në dimër dhe kalendar gjithnjë e më i ngarkuar

11 Tetor 2025 8:14 Alfred Lleshi Gianni Infantino po udhëheq një revolucion në futbollin botëror, duke kërkuar “globalizimin e kalendarit ndërkombëtar të ndeshjeve” dhe zhvillimin e garave “në muaj kur mund të luhet kudo”. Këto ide hapin rrugën që Botërori 2034 në Arabinë Saudite të zhvillohet në dimër, pas precedentit të Katarit 2022 (20 nëntor–18 dhjetor). “Petrodollarët” po imponohen mbi traditën, ndërsa kalendari futbollistik po zgjatet me kompeticione si Botërori i Klubeve, që shtyjnë sezonin deri në korrik dhe mund t’i çojnë disa futbollistë të luajnë afro 70 ndeshje në vit. Infantino synon gjithashtu që kjo garë të zhvillohet çdo dy vite, me 48 ekipe në vend të 32. Pasojat janë të qarta: përgatitjet verore do të shkurtohen, tregu i transferimeve do të pësojë ndryshime,...