Kapiten Muriqi sheh gotën gjysmë plot pas barazimi 0-0 ndaj Sllovenisë: Por duhet të marrim mësime sonte!

Kapiten Muriqi sheh gotën gjysmë plot pas barazimi 0-0 ndaj Sllovenisë: Por duhet të marrim mësime sonte!

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se Sllovenia e shtyu Kosovën të mbrohet më shumë, prandaj edhe ra niveli i “Dardanëve” në 20 minutat e fundit. Kosova mori një pikë në shtëpi pas barazimit 0-0, me Muriqin që kishte rastin e vetëm të rrezikshëm, ku ishte afër të realizonte pas vetëm pesë minutave lojë. Pas ndeshjes, Muriqi për “RTK” deklaroi se kur analizuan Slloveninë e panë se luajnë me shumë kundërsulme, andaj nuk guxonin të rrezikonin shumë. “Kisha pas qejf me shënu edhe tre pikëshin, por nuk e arrita. Ishte ndeshje e vështirë, Sllovenia u mbrojt sepse kanë provu me kundërsulme. Nuk e nënçmoj këtë pikë sepse mund të na nevojitet muajin tjetër”. “Para lojës e kemi analizuar atëherë Sllovenia luan me topa të gjatë sepse e...