‘Ishim në një listë të çuditshme’, Shakohoxha jep detajet nga arrestimi në Serbi: Më mbajtën 3 orë në aeroport

‘Ishim në një listë të çuditshme’, Shakohoxha jep detajet nga arrestimi në Serbi: Më mbajtën 3 orë në aeroport

Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka përjetuar një tjetër eksperiencë të keqe në Serbi pas asaj që ndodhi 11 vite më parë në Beograd. Ai sot ka udhëtuar sërish drejt kryeqytetit serb për të qenë nesër në stadium për ndeshjen e kombëtares, ndërsa është ndaluar në aeroport së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria duke i mbajtur aty për afro 3 orë pa iu dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Në një intervistë televizive, Shakohoxha konfirmoi se janë mbajtur nga policia serbe shumë gjatë në aeroport. “Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty...