Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U shkarkua nga vetingu, KPA rikthen në detyrë prokuroren e njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa, duke e rikthyer atë në detyrë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Stafës ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Prokurorja Pranvera Stafa u shkarkua nga detyra më 8 mars 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se në vlerësimin tërësor, duke konsideruar së bashku problemet e pasurisë dhe mangësitë profesionale e denoncimet nga publiku, kishte cenuar me sjelljen e...