Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës

Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës

  Aktiviteti i zhvilluar në Tiranë për prezantimin e dy botimeve të reja për Parkun Arkeologjik të Butrintit ka ndezur polemika të forta në opinionin publik. Në qendër të diskutimit janë Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe profesori britanik Richard Hodges, të cilët janë akuzuar se kanë përçuar mesazhe të gabuara për trashëgiminë dhe identitetin shqiptar.     Ministri Gonxhja nderon një figurë të kontestuar   Në një njoftim zyrtar, ministri Blendi Gonxhja promovoi dy librat e rinj të arkeologut britanik, “Butrint 8” dhe “Butrint on the Crossroads of the Mediterranean”, duke i cilësuar si vepra që “pasurojnë literaturën shkencore dhe frymëzojnë brezat e ardhshëm”. Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me Hodges ka qenë “i frytshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij...