Serbët nuk ndryshojnë, flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Serbët nuk ndryshojnë, flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

10 Tetor 2025 18:07 Telesport Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, skuadra jonë kombëtare mbajti seancën e përgjithshme stërvitore. Në pamjet e siguruara nga mediat tregohet se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, ndryshe nga protokolli i zakonshëm sipas rregullave të UEFA-s. Ky gjest nga serbët është i papranueshëm dhe i shëmtuar. Serbët ende nuk kanë arritur ta ndajnë politikën nga sporti. Presim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë veprim skandaloz.