Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbia provokon sërish, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovcit
Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit. Në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar. Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli. Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.