Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!
Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme. Hysaj nënvizoi se parashikojnë vetëm fitore, as barazim apo humbje. Ai tha se duhet të japin 120% të tyre jo vetëm 100%, teksa shtoi se këtë sfidë po e përjeton shumë emocionalisht. Hysaj: Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata. Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç...