Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Nuk i keni vetëm ju, ne kemi Broja, Hoxha, Asani…Daku”! Silvinjo flet në Serbi: Kjo është ndeshje emblematike
Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Serbisë. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45 dhe do të vendos shumë sa i përket vendit të dytë në grupin tonë. Ndërkohë para këtij takimi, në konferencën për shtyp ishte trajneri Silvinjo dhe Elseid Hysaj. Në fillim ai që foli ishte Elsi Hysaj, ku tregoi se djemtë tanë janë gati për këtë finale të madhe. “Për mua emocionalisht është e njëjta gjë si në 2014, po e përjetoj shumë emocionalisht edhe tani dhe mezi po pres të futem në fushë nesër. Këto masa sigurie kanë qenë edhe herën e kaluar, e kanë për sigurinë e tyre më shumë, por na jep më shumë karikim për nesër.Të gjithë lojtarët e kanë parë vetë...