Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Dueli me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore, të japim 120%
                            Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Serbinë. Në fjalën e tij, Hysaj ishte i prerë, duke thënë se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore, për asnjë rezultat tjetër. Në lidhje me masat e marra, Hysaj u shpreh se këto i motivojnë lojtarët kuqezi. “Për mua është e njëjta gjë, e përjetoj këtë ndeshje emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Mezi presim të hymë në fushë. Këto masat e sigurisë, kanë qenë edhe më parë. E kanë për sigurinë e tyre, por mund ta na japim motivim më shumë. Është nder të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj për Kombëtaren dhe ndeshje. Të mendojmë vetëm për skuadrën. Sa u nisëm...