Rroga pa punë/ Prokurori i shkarkuar vazhdon të marrë 70% të pagës edhe pas pensionit

Rroga pa punë/ Prokurori i shkarkuar vazhdon të marrë 70% të pagës edhe pas pensionit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024. Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67- vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç. Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67- vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70- vjeç.Stojani solli në vëmendje...