Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: PD tani është në sulm, mbështetja e kandidatit të pavarur Florian Binaj tregues i hapjes së partisë
Refuzimi i kandidatit Florjan Binaj për të dalë në fushatë me kryetarin e Partisë Demokratike, duket se nuk e ka shqetësuar Sali Berishën, i cili në komunikimin e përditshëm me gazetarët vlerësoi qëndrimin e kandidatit që sot gëzon mbështetjen e shumicës së partive opozitare në vend. Berisha shpjegoi se Florjan Binaj është kandidat i pavarur dhe është normale të hartojë strategjinë e tij të fushatës zgjedhore. “Nëqoftëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Por kryetarët e partive do të angazhohen me të gjitha mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë”, tha Berisha. Berisha shpjegoi se vendimi për të mbështetur një kandidat të pavarur në Tiranë është hapi i parë drejt hapjes së...