AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të shtyjë miratimin e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane”, duke ngritur shqetësimin për mungesën e një procesi të plotë konsultimi me grupet e interesit.Në seancën dëgjimore të mbajtur në Komision Parlamentar përfaqësues të lartë të AmCham, përfshirë zëvendëspresidentin Rexhino Çekrezi, drejtorin ekzekutiv Neritan Mullaj, sekretarin Dritan Nako dhe nënkryetarin e Komitetit Ligjor dhe Rregullator, Ened Topi theksuan nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar me projektligjin tjetër që lidhet drejtpërdrejt me këtë fushë: “Për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve”. Sipas AmCham, miratimi i projektligjeve në mënyrë të ndarë rrezikon të sjellë mbivendosje ligjore dhe paqartësi për biznesin.Drejtori AmCham, Neritan Mullaj, përcolli shqetësimin për...