Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pezullohen 2 efektivë policie në Kamëz, ofenduan qytetarin/ Nis hetimi disiplinor ndaj tyre
Dy punonjës të Komisariatit Nr.5 në Kamzë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë. Punonjësit u pezulluan pas publikimit të një videoje në rrjete sociale një ditë më parë, kur shfaqen dy policët inspektor H.I. dhe inspektor L.A. të Patrullës së Përgjithshme, të cilët ofendojnë një qytetar. Për këtë arsye, dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra nga Drejtori i Policisë së Tiranës, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj tyre për shkelje të rëndë. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, duke komunikuar pa etikë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin...