Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Keane ëndërron Simeone te Manchester United: Ka personalitet të fortë. Do të krijonte kaos…, por pozitiv
10 Tetor 2025 12:17 Alfred Lleshi Në mes të debatit mbi vazhdimësinë e Ruben Amorim te Manchester United, ish-kapiteni Roy Keane tha se portugeze “duhet ta ketë edhe një shans, pa dyshim”, por nuk fshehu ëndrrën e tij: “E them prej vitesh, do të doja që Simeone të drejtonte në ‘Old Trafford’. Ai do të krijonte kaos, por një kaos pozitiv. Do të revolucionarizonte gjithçka. Nuk ka garanci, por për personalitetin dhe rrugëtimin e tij, do ta doja aty”. Diego Simeone drejton Atlético Madridin prej 14 vitesh, duke e bërë skuadrën në fjalë një nga më të fortat në Europë, me stil të qëndrueshëm dhe konkurrues: pak gola të pësuar dhe luftë të madhe në fushë. Keane shtoi: “Ata shënuan 5 gola ndaj Real Madridit...