Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Presidenti Begaj kërkon koordinimin Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër
“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, kushtuar temës “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës”. Kreu i shtetit paralajmëroi se zhvillimet aktuale dhe ato të ardhshme demografike po prekin themelet e shoqërisë shqiptare, sigurinë, familjen, punësimin dhe mirëqenien, duke theksuar se çdo vonesë në reagim do të ketë pasoja të pakthyeshme. “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”, u shpreh Presidenti Begaj. Në fjalën e tij, Presidenti analizoi kontradiktat që po përjeton tregu i punës në vend dhe në...