Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester United hyn në bisedime me Harry Maguire për një marrëveshje të re
10 Tetor 2025 11:56 Telesport Manchester United është në bisedime me Harry Maguire për një kontratë të re. Kontrata aktuale e mbrojtësit 32-vjeçar skadon në fund të sezonit dhe thuhet se ekipi i tij është takuar me klubin për diskutime ballë për ballë mbi një zgjatje të saj. Mediat britanike pohojnë se priten më shumë diskutime, me Unitedin të lumtur për kontributin e Maguire në skuadër dhe udhëheqjen e tij. Maguire ka qenë në “Old Trafford” që kur nënshkroi nga Leicester në verën e vitit 2019. Asokohe ky ishte një transferim rekord për një mbrojtës, 80 milionë stërlina. Ai ka qenë titullar në tre nga tetë ndeshjet e United në të gjitha garat deri më tani këtë sezon nën drejtimin e Ruben Amorim.