Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

10 Tetor 2025 9:43 Telesport Tenisti Roger Federer do të rikthehet në fushë këtë të premte në një ndeshje miqësore që do të zhvillojë në Shangai (Kinë). Zvicerani, ashtu si në vitin 2024, është i ftuar special i ndeshjes dyshe që do të mbyllë ditën aziatike me eventin “Roger & Friend Celebrities Doubles”. “Shanghai ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua. Faleminderit tifozëve, kujtimeve të mrekullueshme dhe gjithashtu një pasioni të vërtetë për lojën e tenisit“, tha Federer kur konfirmoi pjesëmarrjen e tij në event. Roger do të luajë së bashku me aktorin kinez Donnie Yen, një nga eksponentët më të famshëm të zhanrit të filmave të arteve marciale. Kundër tyre janë ish-tenisti Jie Zheng dhe një aktor tjetër, Wu Lei. Ndeshja do...