Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ibrahimovic: Askush nuk e ndryshon dot Milanin, por Milani të ndryshon ty
Zlatan Ibrahimovic ka ndryshuar pak. Tani ka më shumë punë pas skenave, më shumë hapësirë për grupin, por gjithmonë i fokusuar te fitorja. Ai ndjek Milanin edhe tani dhe, pas përvojës së tij në paraqitje publike, vazhdon si këshilltar i “RedBird”, duke e lënë pjesërisht përgjegjësinë për mediat: “Klubi ka shtuar atë që mungonte. Tani kemi një figurë që është gjithmonë me lojtarët dhe trajnerin, Igli Tare, gjë që e bën mirë. Unë shkoj në ‘Casa Milan’, ndonjëherë në Milanello, flas çdo ditë me Furlani dhe Gerry për të studiuar çfarë i nevojitet Milanit. Në fund vendos Gerry, por i beson shumë stafit”. Karizma dhe dëshira e tij për të fituar nuk kanë ndryshuar: “ADN e Milanit është të fitojë, sidomos në Europë, aty duhet...