Infantino: Italia është vendi i futbollit; duhet të ketë stadiumet më të bukura në botë

Infantino: Italia është vendi i futbollit; duhet të ketë stadiumet më të bukura në botë

10 Tetor 2025 8:30 Alfred Lleshi Gjatë asamblesë së EFC, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, komentoi çështje aktuale të futbollit italian dhe botëror. Për deklaratën e Ibrahimovic se lojtarët e kombëtares duhet të thirren vetëm kur nevojitet, Infantino tha: “Kjo është saktë, thirren kur luan kombëtarja. Duhet optimizuar kalendari dhe të gjenden zgjidhje për t’i mbrojtur lojtarët”. Për Botërorin në SHBA, ai shtoi: “Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë amerikane, nuk do të ketë probleme për skuadrat dhe tifozët”. Rikthimi në Itali e gëzon: “Jam italian dhe gjithmonë më pëlqen të vij këtu, Roma është e bukur. Italia ka resurse dhe kreativitet, duhet të ketë stadiumet më të bukura të botës. Botërori? Varet nga ata që luajnë në fushë”. Për Serie A, që mendon ta luajë...