Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Nobel” në letërsi për shkrimtarin hungarez László Krasznahorkai, vepra të tij botuar dhe në shqip
                            Çmimi “Nobel” 2025 në letërsi iu dha shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai. Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2025 shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, “për një vepër mbresëlënëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”. Me këtë çmim, letërsia hungareze rikthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, por vepra të shkrimtarit László Krasznahorkai janë përkthyer më parë edhe në gjuhën shqipe. Krasznahorkai, i lindur në Gyula të Hungarisë në vitin 1954, është një nga zërat më të veçantë të letërsisë moderne europiane.  László Krasznahorkai është një shkrimtar i madh epik në traditën e Europës Qendrore, e cila shtrihet nga Kafka te Thomas Bernhardi dhe karakterizohet nga absurdi e grotesku, thuhet ndër të tjera në motivacionin e “Nobelit”. Fituesi u...