Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dragan Xhajiç: Nëse përsëritet ndeshja e 2014 do të ishte katastrofë për futbollin serb
Adriatik BALLA Serbët janë në panik të plotë para duelit me Shqipërinë, ndeshje që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin e Leskovacit me kapacitet 8 mijë vende. Duhet thënë se ky panik vjen nga kërcënimet e huliganëve serbë, pra frika se mos ata futen në fushë dhe Serbia do ta humbasë ndeshjen në tavolinë dhe do të ndëshkohet rëndë nga UEFA. Shqetësimin për degjenerimin e ndeshjes e shprehu edhe kreu i federatës serbe, Dragan Xhajiç, i cili apeloi tek tifozeria serbe të sillet me kujdes, për të evituar ato që kanë ndodhur më 14 tetor 2014 në Beograd. “Nuk ka nevojë të harxhojmë fjalë, askush nuk ka nevojë të flasë me askënd. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se sa...