Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Vienë, Austria fitoi 10-0 ndaj San Marinos, 4 gola nga Marko Arnautovic. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë 2-2 ndaj Qipros. Austria kryeson grupin me 15 pikë, Bosnja ndjek me 13 pikë. Në grupin C, Danimarka fitoi 0-6 në transfertë ndaj Biellorusisë, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Hungari në Zalaegerszeg. Për danezët shënuan Froholdt 19′, Hojlund 19′, 45′, Dorgu 45+6, Dreyer 66′, 78′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi në Glasgow 3-1 ndaj Greqisë. Helenët kaluan të parët në avantazh me Tsimikas 62′, vendasit përmbysën rezultatin me golat...