Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet pezull/ Klodiana Lala zbardh skenarin: Ja kur pritet të shpallet data e re e zgjedhjeve në Tiranë
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se nëse shkarkimi i Erion Veliajt mbetet në fuqi pas shqyrtimit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, atëherë llogaritet që në muajt shkurt-mars të vitit 2026 mund të kemi një datë të re për zgjedhjet e pjesshme lokale. “Llogaritet diku në muajt shkurt-mars të vitit të ardhshëm që të ketë një datë të re gjithmonë nëse shkarkimi i Veliajt do të mbetet në fuqi, nëse rrëzohet i bie të mos kemi zgjedhje fare gjë që në këndvështrimin tim nuk do të ndodhë, nuk kam pritshmëri që Gjykata Kushtetuese do ta shpallë antikushtetues shkarkimin e Veliajt”, tha gazetarja.Klodiana Lala: Ja kur mund të kemi një datë të re për zgjedhjet në Tiranë, nëse vendimi për Veliajn mbetet në fuqi