Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria nis hartimin e Buxhetit 2026, ja çfarë përfitojnë pensionistët
Qeveria shqiptare ka nisur zyrtarisht procesin për hartimin e Buxhetit të Shtetit 2026, dokumenti më i rëndësishëm financiar i vitit që përcakton mënyrën se si do të shpërndahen fondet publike dhe cilat do të jenë prioritetet ekonomike të vendit. Referuar burimeve nga Ministria e Financave, grupet e punës janë në fazën e analizave, duke shqyrtuar të ardhurat, shpenzimet dhe projeksionet e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm. Fondet do të shpërndahen për 16 ministri, nga 12 që kanë qenë deri më tani. Referuar edhe dokumentit të buxhetit afatmesëm, deri në vitin 2028, pjesa më e madhe e buxhetit për vitin e ardhshëm do të shkojë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, infrastrukturën dhe energjinë, arsimi, pensionet, programet e punësimit si dhe fuqizimin e ushtrisë. Arsimi parashikohet...