“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë — një histori që do ta kishin zili edhe filmat   Në Sarandë, qytetin ku gumëzhijnë zërat për korrupsionin e zyrtarëve, vepronte një “prokuror i SPAK-ut” që në fakt ishte… një mashtrues i përkryer. Ai nuk u fut në sistem për ta pastruar nga korrupsioni, por për të zhvatur vetë të korruptuarit.     49-vjeçari i arrestuar nga Policia, kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar mashtrimi. Ai prezantohej si prokuror special i SPAK-ut, duke mbajtur në dorë “dosje hetimore”, ndërsa në prapaskenë, luante rolin e një njeriu që kontrollonte fatet e të korruptuarve lokalë.   Në mënyrë të veçantë, ai zgjidhte zyrtarë dhe individë me njolla në të shkuarën, të cilët i njihte se kishin frikë...