Vijareal- Barcelona në Majemi, AFE kërkon informacion

Vijareal- Barcelona në Majemi, AFE kërkon informacion

Pas kundërshtive të shumta nga faktorë sportivë, përfshirë dhe legjendën holandeze Marko Van Basten, lidhur me luajtjen e ndeshjeve të caktuara të kampionateve europiane në SHBA (Vijareal- Barça) e Australi (Komo- Milan), ka patur edhe një kundërshti të fortë nga Spanja. Ndërsa LaLiga dhe presidenti i saj Havier Tebas konfirmuan zyrtarisht se ndeshja Vijareal-Barcelona, ​​e planifikuar për më 20 dhjetor, do të luhet në Majemi, pakënaqësia midis lojtarëve po rritet. Kapitenët e klubeve të La Liga-s kanë vendosur të bashkohen kundër një plani për të cilin ata pretendojnë se nuk ishin të informuar. Unioni AFE (Shoqata Spanjolle e Futbollit) ka thirrur LaLiga-n dhe dy klubet e përfshira në një takim urgjent për të marrë shpjegime që, sipas tyre, janë kërkuar që nga hera e fundit....