Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin

Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin

Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi. Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi’, thuhet në njoftim. Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pas 18 dhjetorit kur mandati i Altin Dumanit përfundon patën kohë deri më 8 tetor...