Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ekstradimi nga Dubai në Shqipëri, publikohen pamjet kur Cllevio mbërrin në Rinas
Mbrëmjen e së mërkurës është finalizuar një nga operacionet e profilit të lartë të Policisë së Shtetit, që solli në Shqipëri ekstradimin e reperit Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe me emrin artistik “Cllevio”. 39-vjeçari, me origjinë nga Lushnja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, përfshirë përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë. Autoritetet shqiptare kishin lëshuar urdhër arresti ndaj tij pas vendimeve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Fierit, të cilat e kishin dënuar për përndjekje të vazhdueshme ndaj këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe familjes së tij. Akuza përfshin ngacmime të përsëritura fizike dhe sulme verbale në rrjetet sociale. Gjykata e Apelit në vitin 2024 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa më...