Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Hiqej si prokuror për të zhvatur qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë
Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi. Alban Muço kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë. Këta persona, të mashtruar nga pretendimet e tij, paguanin vetë strehimin, ushqimin dhe karburantin e automjetit, me bindjen se do të kompensoheshin më vonë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu, ky 49-vjeçari mashtronte edhe subjekte private, duke u paraqitur si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe duke pretenduar se do të blinte...