Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rikthehet Kuvendi i Kosovës/ Mbahet të premten seanca konstituive: Zgjedhja e nënkryetarit, nga komuniteti serb
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive më 10 tetor në orën 10:00. Ai e ka të përcaktuar vetëm një pikë në rendin e ditës: zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Njoftimi i Kuvendit vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces. Gjykata erdhi në përfundim se zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb është e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, votimi në pako për nënkryetarët e Kuvendit nuk është i imponueshëm, por mund të realizohet me dakordim ndërmjet grupeve parlamentare. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e...