Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kina ashpërson rregullat e eksportit për metalet e rralla
Kina ka ashpërsuar kontrollet mbi eksportin e metaleve të rralla dhe materialeve të tjera thelbësore për prodhimin e teknologjisë së avancuar, teksa vijojnë negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kina përpunon rreth 90% të metaleve të rralla në botë,elementë të pazëvendësueshëm në gjithçka, nga panelet diellore deri te telefonat inteligjentë, duke e shndërruar këtë në një armë të fuqishme negociuese përpara një takimi të pritshëm mes liderit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump këtë muaj.Pekini kishte vendosur tashmë kufizime mbi teknologjinë e përpunimit dhe bashkëpunimet e paautorizuara jashtë vendit, por njoftimi i së enjtes i formalizon këto rregulla.Tani, kompanitë e huaja do të kenë nevojë për miratim nga qeveria kineze për të eksportuar produkte që përmbajnë edhe sasi të vogla...